Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka sqaruar edhe njëherë deklaratën se pacientët do të përzgjidhen cilët pacientë do të trajtohen në rast se ka ezaurim të kapacitetet spitalore.
Manastirliu thotë se kjo deklaratë është nxjerrë jashtë kontekstit dhe ka garantuar se në rast se do të ketë ezaurim të kapaciteteve spitale në Tiranë, atëhere do të futen në veprim ato të rretheve.
Sa për përzgjedhjen e pacientëve, Manastirliu thotë se në Tiranë do të trajtohen pacientët me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë, kryesisht të intubuar.
Opozita shpesh ka shtruar pyetjen se pse nuk hapet COVID-4, dhe Manastirliu thotë se në COVID-3 ka ende shtretër të lirë pasi janë shtruar vetëm 53 pacientë, teksa shton se edhe tek Infektivi e Shefqet Ndroqi ka dinamikë me shtrime e lirime shtretërish vazhdimisht.
”Ne kemi punuar fort kur opozita ishte me pushime. Kemi punuar fort në çdo ditë, por gjithë mandatit dhe mandateve.
Për të siguruar qytetarët një shëndetësi më të mirë. Nëse do kishte rënë 7 vite më parë pandemia, që Infektivi padyshim ka më shumë për përmirësim, nuk i mungon asnjë barnë.
Kemi sot 370 pacientë të shtruar, 550 janë kapacitetet. Në total bashkë me skenarët e spitaleve rajonalë që janë pjesë e strategjisë. Kemi ecur me strategjisë. Kemi planin e veprimit të përgjgijes në mars, kemi strategjinë rihapjes në maj, dhe atë të përballjes më vjeshtë-dimër.
Sot ne kemi 3 strukturat tona të spitaleve COVID-1, COVID-2, COVID-3. Sepse në spitalin e COVID-3 kemi 53 pacientë nga 150 shtretër të disponueshëm. Edhe në Infektivi dhe Shefqet Ndroqi ka dinamikë.
Ne kemi hapur spitalin 3, do e hapim 4-ën.
Masat frenuese lidhen me zbatimin e rregullave të thjeshta. S’kemi qenë shumë të kujdesshëm. Siç e thonë dhe ekspertët, dhe Komiteti i Ekspertëve. Prandaj them që të jemi në një front, dhe që publiku duhet të bëjë atë që duhet.
Do hapim COVID-4, më pas spitalet rajonale. Funksionojnë, por do funksionojnë si reparte COVID-19. Kemi shtretër të dedikuar. Në spitalet në të gjitha Shqipërinë janë të hapura. Ofrojnë shërbime. Nuk kemi pezulluar shërbime të planifikuara. Vijojnë, vijon puna normalisht. Ka dhe infeksione të tjera respiratore. Spitalet rajonale i përgjigjen edhe nevojave të problematikave të tjera. Rastet më të vështira do transferohen në Tiranë, dhe të tjerat në rrethe. Intubimet kryesisht”– tha Manastirliu.