Nëse keni shkarkuar certifikatën e vaksinimit para datën 15 shtator nuk është më e vlefshme.
Arsyeja është njohja e dokumentit nga Bashkimi Evropian. Certifikata ka të njëjtën pamje por ka ndryshuar kodi QR, i cili është formatuar dhe firmosur elektronikisht sipas standardeve të BE-së.
E-albania njofton se duhet ta shkarkoni sërish dokumentin dhe ta ruani në celular ose ta printoni, për ta përdorur në rastet kur ju duhet.
Një ditë më parë, Bashkimi Evropian futi Shqipërinë në listën e vendeve që i njihet pasaportë digjitale, duke e bërë kështu të njëvlefshme me “green pass-et” e rajonit.