Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ministrja Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria është mes 180 vendeve që do marrë e para vaksinën 90% të sigurt nga Pfizer.
“Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akes në vaksinën e sigurt. Lajmi i mirë i ardhur nga Pfizer për vaksinën 90% efektve na inkurajon dhe na tregon se kemi ndjekur rrugën e duhur që kemi financuar për ta aksesuar vaksinën sa më shpejt”,- tha ajo.
-Kur do mundet ta marrim?
Manastirliu: Sapo të jetë e disponueshme në treg do ta aksesojmë. Do ketëmë shumë se 2 miliard doza deri në 2021.
-Kemi një datë?
Manastirliu: Nuk e kemi datën e saktë, por sapo të jenë gati rëndësi ka që ne jemi gati ta marrim.
-Cfarë do bëhet me infastrukturën e shpërndarjes, se duhet 80 gradë Celsius për ruajtjen e saj…
Manastirliu: Paralelisht do merret edhe masa për sigurimin e zinxhirit ftohës. Do garantohet edhe mënyra e transportit.
-Do e marrim falas vaksinën?
Manastirliu: Për grupet e riskuara do jetë falas
-Më pas me popullatën…
Manastirliu: Do të ketë një strategji për shpërndarjen e vaksinës dhe mbulimin financiar të saj. Kemi parapaguar 3,9 milionë dollarë për të.