Një ndër koleksionet e sendeve personale të këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse që do të dalë në ankand është pikërisht fustani që ajo veshi në performancën e saj të fundit. Sipas The Sun, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë të bardhë dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund. Një muaj më pas, në korrik të vitit 2011 këngëtarja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në Londër. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur nga prindërit e saj, në nder të Amy-t me qëllim për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë. Amy Winehouse ishte shumë e vlerësuar si një nga këngëtaret solo dhe tekstshkrueset më të mrekullueshme të gjeneratës së saj. Ajo i kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.
“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Shoku që intervistova tha se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste.
Thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore“, tha ai.
“27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.