Shqipëri- Nga sot në orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora policore e izolimit për shkak të situatës me pandeminë. Do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobitet.
Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja. Edhe bizneset e llojit bare apo restorante, pas orës 22:00 do të duhet të mbyllin dyert deri në orën 06:00 për çdo ditë, deri më dy dhjetor.
Pra, gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.