Tiranë- Një ditë pasi tentoi vetëvrasjen, duke u hedhur lartësia, pacienti 69-vjeçar nga Fier ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se i infektuari nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
I ndjeri, Reshat Grendin nga Fieri, i cili ishte shtruar vetëm ditën e djeshme tek Infektivi për t’u mjekuar nga pandemia.
Sipas të afërmve, 69- vjeçari nuk ka shfaqur asnjëherë shenja depresioni, ndërsa pasi ka rezultuar i infektuar me COVID-19 fillimisht ai ka shkuar në spitalin e Fierit e më pas e kanë nisur për në Tiranë.