• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kurbin: Marshim në mbrojtje të Urës së Zogut

21/09/2021
in Aktualitet
0
Kurbin: Marshim në mbrojtje të Urës së Zogut

Të rinjtë e Kurbinit kanë organizuar ditën e dielë një marshim në mbrojtje të “Urës së Mbretit Zog”, monument i kategorisë së parë që prej vitit 1999.

Dhjetëra qytetarë të Kurbinit sfiduan shiun dhe të ftohtin duke u sensibilizuar në marshim të mbrojtjes së urës ikonike të Kurbinit.

Në janar të vitit 2021, për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të lumit Mat, një prej këmbeve mbajtëse të urës është zhvendosur rreth dy metra, gjë e cila ka bërë që një pjesë strukturës të zhytet edhe më shumë.1 nga 4  

Mosmirëmbajtja e këtij monumenti kulture të një rëndësie të veçantë e cilësuar si edhe si “Miss Ballkani” në vitin 2001, vjen edhe si shkak i shfrytëzimit që i bëjnë kompanitë që marrin inerte në lumin Mat.

Historia e Urës së Zogut:

Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927. Ura me Harqe, është ndërtuar dhe projektuar nga Inxhinieri Italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga Italia. Zbatimi i projektit të Urës së Zogut u bë nga inxhinieri i shquar shqiptar, Gjovalin Gjadri. Ura është ndërtuar brenda një viti dhe është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve të saj dhe detajet të tjera arkitekturore ishin një risi për kohën kur është ndërtuar dhe akoma sot në Universitetin e Inxhinierisë trajtohet dhe studiohet stili inovativ i kësaj Ure.

Sipas aktivistes dhe koordinatores së “Qendrës Rinore Sebastia”, Emarilda Leti, institucionet e kanë harruar këtë monument të rëndësishëm të zonës.

“Kjo është një urë me vlerë të atillë që nuk do të duhej të merreshin iniciativa për protesta apo marshime sepse ka aq vlerë historike edhe arkitekturore që vetë Instituti Kombëtar i Trashgimisë Kulturore të merrte iniciativë për mbrojtjen e saj. Më duket absurde që edhe pse mijëra qytetarë kanë firmosur për restaurimin, por edhe shkresat që kemi dërguar kanë rënë në vesh të shurdhët”, shprehet Leti.

Në këtë marshim përveç të rinjve të Kurbinit, kishte edhe njerëz të moshës së tretë të cilët kujtojnë me memorien e tyre se ishte para viteve 90. Një prej tyre është edhe 86-vjeçari Zef Cera, i cili ka shkruar edhe një libër me poezi dhe kujtime për “Urën e Zogut”.

Cera tregon se këtë Urë nuk e prishën as gjermanët në kohën e luftës, por po e shkatërrojnë tani në demokraci.

“Këtë urë e mbaj mend që i vogël dhe ka qenë një nga veprat më të rralla që është ndërtuar në shekullin e kaluar. Urën e prishën as gjermanët në kohën e luftës, as në kohën e komunizmit nuk është prekur, madje edhe është mirëmbajtur, por e prishin tani në demokraci”, thotë Cera.

86-vjeçari thekson se kjo urë duhet të ruhet pasi ka një rëndësi të veçantë si për zonën e Kurbinit por edhe për Historinë e Shqipërisë.

“Medoemos të këtë njerëz të interesuar jo me vlerë çmimi të lartë, por në një vlerë të mesatare që të bëjë të mundur ekzistencën e saj të paktën edhe për një shekull. Kjo urë përveç se do të ishte një atraksion turistik për zonën e Kurbinit nëse do të ndërhyhej, ka edhe një rëndësi të veçantë për gjithë Shqipërinë”, e mbyll 86-vjeçari për Citizens Channel.

E veçanta e këtij marshimi ishte se pjesë e saj u bënë edhe një çift gjerman të cilit kishin ardhur për të eksploruar Shqipërinë.

“Është një urë e bukur, e kam parë edhe në foto, mora vesh që do kishte një marshim edhe vendosa që të bashkohem sepse trashigimia që kemi nga e kaluara është shumë e rëndësishme ta ruajmë atë, që të kujtojmë se nga kemi ardhur, të ruajmë kulturën tonë. Kam marrë informacione që është një urë që është ndërtuar nga italianët që para një shekulli dhe që po shkon drejt shkatërrimit për shkak se institucionet shtetërore nuk ndërhyjnë në mirëmbajtjen e kësaj ure, por gjithashtu që kjo urë po shkatërrohet edhe prej kompanive që marrin inerte në shtratin e lumit Mat”, u shpreh Friederike Tietz për Citizens Channel.

Pas mbarimit të marshimit për gjatë gjithë Urës së Zogut, Qendra Rinore Sebastia iu bëri edhe një thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë para se të jetë vonë.

“Organizata Sebastia dhe gjithë qytetarët që kanë firmosur peticionin për Mbrojtjen dhe rimëkembjen e saj kërkon nga Ministira e Kulturës, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, nga Bashkia Kurbin dhe Bashkia Lezhë;

  1. Të merren masa emergjentë për ndaljen e rrënimit të urës.
  2. Të hartohet një projekt nga specialistët e fushës për mbrojtjen afatgjatë të kësaj vepre historike. dhe të zbatohet ky projekt. Nuk mjafton më të ngrini grupe pune për vlerësimin e dëmeve dhe kjo vetëm në letra, sipas përgjigjes së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, por duhen aksione konkrete për Mbrojtjen e saj. Përndryshe, me këtë rënd dite shkatërrimi, do vijë një dite kur Shqiptarët dhe Shqipëria do të mbesë pa një identitet”, thuhet në një pjesë të deklaratës së organizatës Sebastia.

Sakaq aktivistja Leti shton se hapi i radhës do jetë kontaktimi i organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Hapi i radhës që do të bëjmë dhe që kemi filluar është kontaktimi i organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që të mund të financojnë në një projekt për ta mbrojtur këtë urë nga shkatërrimi i saj total, por pse jo që këto organizata ndërkombëtare të influencojnë në institucionet përkatëse që të bëjnë një ndërhyrje në këtë urë”, e mbyll 32 vjeçarja.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga: Citizens Channel

Tags: marshimi ne kurbinne mbrojtje te ures se zogutura e zogut
Previous Post

Zgjedhjet në Kanada/ Trudeau kryeministër për herë të tretë

Next Post

Shtëpia ku u vra Caroline jepet me qira, i riu tronditet kur zbulon historinë tragjike: Nuk mund të fle natën!

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Shtëpia ku u vra Caroline jepet me qira, i riu tronditet kur zbulon historinë tragjike: Nuk mund të fle natën!

Shtëpia ku u vra Caroline jepet me qira, i riu tronditet kur zbulon historinë tragjike: Nuk mund të fle natën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.