Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina. Gina refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpalli vendimin e shkarkimit në mungesë. Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda. Garda se ka lejuar ish-prokurorin të futet pasi nuk kishte me vete kartë identiteti.
Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë pasi prokurori u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.