Një mësues nga Fieri i cili kishte shfaqur shenja të COVID ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare
Bëhet fjalë për mësuesin Gramoz Abedinaj nga Roskoveci.
Dyshohet se shkak për vdekjen ne tij është bërë COVID, por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë pozitiv ose jo.
Burime nga mjekësia e Fierit thonë se ende nuk ka ardhur pergjigjia e tamponit por ai kishte shfaqur shenja te COVID dhe për këtë arsye i është bërë testi.
Ditët e fundit në vendin tonë situata e COVID është bërë shqetësuese pasi kemi një rritje të lartë të rasteve ditore dhe të vdekjeve. Kësisjo janë marrë dhe masa kufuzuese kundër përhapjes së COVID të cilat hyjnë në fuqi ditën e sotme.