Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat. Nga policia mësohet se një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar për një çiklist, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.