Tre të rinj nga Tirana janë arrestuar në Rinas pasi tentuan të kalonin me dokumente të falsifikuara. Ata do të udhëtonin me linjën ajrore me destinacionin “Bolonjën”, por policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftime italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane të falsifikuara.
Të arrestuarit janë P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.