23-vjeçarja është shtetasja Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve, personi që shihni në foton e mëposhtme.
Mëngjesin e kësaj të enjteje vajza kishte një infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që ende është e paqartë se çfarë komplikacionesh ndodhën pas operacionit që i shkaktuan dhe vdekjen.