Policia italiane ka vënë në pranga ish-udhëheqësi separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.
Mediat bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në Sardenjë të Italisë. Spanja e ka akuzuar atë për nxitje të kryengritjes, duke thënë se ai ka ndihmuar në organizimin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017.
Ky referendum më vonë u vlerësua si i paligjshëm. Ish-presidenti i rajonit që për një kohë të gjatë është përpjekur që të pavarësohet nga Spanja ishte arratisur nga vendi pas referendumit. Ai filloi të jetonte në Belgjikë dhe është deputet i Parlamentit Evropian. Ndërkohë avokati i tij ka bërë me dije se ai mund të paraqitetet para gjykatës të premten ku dhe do të bëhet ekstradimi për në Spanjë.
Puigdemont fillimisht kishte imunitet nga ndjekja penale, pasi ishte zgjedhur deputet i Parlamentit Evropian më 2019, por ky imunitet iu hoq në mars.