Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e nesërme Foltoren e tretë në Vlorë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Berisha i është drejtuar me një thirrje gjithë demokratëve të qytetit bregdetar të marrin pjesë në ‘Foltore’ pasi vetëm të bashkuar fitojnë.
Vlora do të jetë destinacioni i tretë i Berishës në misionin e tij për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Berisha bëri me dije këtë të shtunë se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Vlorë.