Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë.
“Jemi në një moment de facto të asgjësimit të pluralizmit, PD ka një njeri që vendos pa pyetur asnjë forum dhe deklaron se kuvendi kombëtar nuk do të mblidhet pavarësisht se do mblidhen firmat. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se pluralizëm politik nuk ka. Nuk ka forume, nuk ka statut, nuk ka anëtarësi dhe ka vetëm një njeri që thotë nuk pyes për ligjet e partisë.
Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmi në Shqipëri. Ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit dhe mbrojtjen e demokracisë.
Rama do të zhduke pluralizmin me pengmarrje dhe me pengjet e tij”, tha Berisha.
Berisha tha më tej se kjo e tija është rrugë pa kthim:
“Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveçse largimit tim pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha unë do të merrja projekt, por kisha vendosur mos kthehesha kurrë. Por rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot.
Me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Unë ju them jo dhe po e argumentoj shkurt. Në 19 maj në mënyrën më politike, më hakmarrëse unë shpallen non grata për korrupsion. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushata thoshte që nuk është i korruptuar”, u shpreh ish-kryeministri.