SHBA-Presidenti aktual Donald Trump, ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ku Joe Biden ka deklaruar fitoren. Ndërkohë sipas mediave të huaja mos pranimi i rezultatit nga ana e Donald Trump ka vonuar procesin e ndajes së informacioneve të sigurisë kombëtare me presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Sipas Aktit Presidencial të Tranzicionit të vitit 1963 , Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme duhet së pari të konstatojë fituesin e zgjedhjeve, përpara se të fillojë ndarjen e informacioneve udhëzuese për administratën tjetër.
Në datën 8 nëntor, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit. Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetë Joe Biden ka filluar tradicionin e tij politikë.