Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur të urojë nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor me një foto të veçantë, ku shfaqet i ulur në bankat e shkollës.
Kreu i Shtetit uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik! 💐📚🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.