Tiranë- Në vend janë regjistruar 4 vetëvrasje në spitalet COVID. Në këtë situatë të krijuar në vend, ministrja Manastirliu ka sqaruar sot në takimin me gazetarët situatën e krijuar në spitalet COVID.
“Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative,. Ajo që kemi bërë që në krye të herës, por që është ngritur dhe nga OBSH, janë çështjet e Shëndetit mendor lidhur me COVID. Ne kemi reflektuar, duke ngritur jo vetëm grupe pune, por duke përfshirë dhe aspektin psiko-social në paketën e trajtimit spitalor. QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka hershëm shërbimin psikologjik të integruar. Është i nevojshëm në të gjitha shërbimet. Në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor”,- tha ajo.