Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve pa filluar mirë. Deputetët e PD kanë bërë debat me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka.
“Sipas njoftimit nga Sekretaria e Komisionit, të gjithë anëtarët janë lajmëruar për organizimin e kësaj mbledhjeje online. Të pranishëm janë këta kolegë. Po i marr me radhë sipas ekranit. Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Pëllumbi, Kollcaku, Deliu, Ndreca, Valikaj, Duraku, Celiku, Cyrbja, Xhoxhi, Hasalla dhe Gogu”- tha Bushka.
Nga ana tjetër deputetët e PD ishin në sallën e komisionitm por znj.Bushka i kërkoi të logohen online. Gazment Bardhi i ka kërkuar fjalën kryetares së Komisionit.
“Nuk na e cakton ti. Duam fjalën, jemi prezent. Ti je prezent në sallë, ne jemi prezent në sallë, na jep fjalën. Nuk na i cakton ti ku logohemi dhe ku punojmë ne. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Nuk mund ti mohosh deputetëve të drejtën e fjalës.”- tha Bardhi.