Aldi Rama, 21-vjeçari që shihni në foton e mëposhtme është autori i dyshuar i vrasjes së ofecierit të policisë Saimir Hoxha ditën e sotme në Lezhë.
Rama qëndron ende në arrati, ndërkohë që helikopterë, dronë dhe forca të shumta policia janë vendosur në ndjekje të tij. Dyshohet se 21-vjeçari është ende i armatosur pasi policia nuk ka mundur të gjejë armën e krimit.
Theksojmë gjithashtu se Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e tij.
Nga një këndvështrim në rrjete sociale shihet se i riu është një person i apasionuar pas armëve dhe parasë.
“Besnik i parave”, shkruan ai në mbishkrimin e një fotojo në facebook:
Në profilin e tij ai ka postuar gjithashtu dhe një foto në krah të kryeministrit Rama që daton nga viti 2016, kohë kur ka qenë një adoleshent 15-vjeçar.
“Duhet ta kishe qëlluar atë shumë kohë më parë, tashmë ai është shumë i pasur për ta vrarë”, shkruan në mbishkrimin e një fotoje tjetër 21-vjeçari teksa pozon me arme mbi tavolinë.
“Vetëm sepse bëjmë gjëra të këqija, nuk do të thotë që jemi të këqinj”, shkruan në postimin më të fundit në facebook Aldi Rama.
Si ndodhi ngjarja
Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si pasojë u plagos me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë në Lezhë shtetasi Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal të Lezhës.