Grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Saimir Hoxha, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.
Policia ka arrestuar shtetasit Kristian Sherri dhe Aleksandër Marku, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Kristian Sheri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.
Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.