Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamjet e vrasjes në krye të detyrës të nënkomisarit Saimir Hoxha. Në pamjet e publikuara, shihet sesi vrasja ndodh për më pak se 10 sekonda. Në momentin kur makina e policisë ndalon, nga makina dalin tre efektivë që ndalojnë për kontroll automjetin tip https://www.youtube.com/watch?v=qe-0vFBA1gMVolksvagen ku ndodhej autori bashkë me dy shokët e tij. Grupi i kontrollit përbëhej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Leonard Palushi dhe specialisti i zonës Petrit Doda.
Nënkomisari i Policisë, Saimir Hoxha afrohet tek automjeti kur menjëherë pas disa sekondash rrëzohet përtokë pasi është qëlluar nga i riu. Menjëherë sapo qëllon efektivin e Policisë, ai ka përfituar nga mosprania në makinë e dy shokëve të tij, për të kaluar në vend të parë. Ai merr drejtimin e automjetit dhe i jep gaz me një shpejtësi skëterrë. Dy kolegët e Saimir Hoxhës, kanë qëlluar 4 herë drejt makinës së autorit, një prej plumbave ka prekur diskun.
3 / 4
Pamjet e vrasjes së nënkomisarit
Por pavarësisht plumbave, autori ka mundur të largohet ndërsa kolegët e tij kanë arrestuar dy shokët e Aldi Ramës, Armando Markun dhe Kristjan Sherri. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se polici i vrarë nuk kishte armën e shërbimit në brez. Në momentin kur ata ishin duke u kthyer nga zona ku kishin asgjësuar parcelën, efektivi e kishte futur armën e zjarrit në një ccantë të vogël mbi kroskotin e makinës. Menjëherë pasi kanë pikasur të rinjtë që u këmbyen gjatë rrugës me ta, dhe më pas nisën të ecnin pas makinës së Policisë. Në këtë moment ata kanë vendosur ti ndalojnë dhe pasi i kanë ndaluar kanë dashur të ushtrojnë kontroll. Marku dhe Sherri nuk kanë bërë rezistencë por autori po. Viktima i ka kërkuar një mjet identifikimi por përgjigjia ka qenë “Unë s’jam për tu kontrolluar”, dhe menjëherë ka qëlluar Saimir Hoxhën 2 herë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.