Tiranë- Në vendin tonë janë shënuar gjithsej 4 vetëvrasje në spitalet COVID, cilët janë faktorët që çojnë në këto veprime.
Psikiatri i njohur, Neli Demi ka folur për faktorët që çojnë në kryerjen e këtij veprimi në studion e ‘News24’ ku theksoi faktorët që shkaktojnë këto sjellje.
“Në kuadër të supozimeve, mund të hedhim disa hipoteza në lidhje me një predisopozitë të mëparshme të këtyre individëve. Ajo predispozitë ndërtohet nga eksperiencat e jetës. Mund të ketë dhe faktorë social që mund të çojnë drejt kësaj rruge. Mund të ketë raste të inflamacioneve në tru apo zvogëlim i oksigjenit në tru, që quhet hipoksi. Janë dhe faktorët gjenetikë, që po studiohen se cilat gene mund ta bëjnë këtë gjë. Inflamacionet e zonave të ndryshme të trurit mund të sjellin luhatje humori, prezencën e dëlirit, të mbushur me frikëra, halucinacione, konfuzion, frikë ekstreme, është gjendje dhimbje mendore. Kjo mund të sjelli dhe një reagim impulsiv.”
Gjithashtu ditën e sotme, vetë ministrja Manastirliu ka folur rreth situatës me sistemin shëndetësor në vendin tonë gjatë kësaj pandemie, ku ka theksuar se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe QSUT funksionojnë shërbimet e psikologjisë interaktive, ku mjeku psikolog ndihmon në trajtimin multidisiplinor.