Në një kohë kur personazhet ende vijojnë të mbeten mister dhe mes zhurmës mediatike, Big Brother VIP ka zbuluar zyrtarisht datën kur do të nisë në ekranin e Top Channel reality show i VIP-ave.
Shumë menduan se 1 tetori ishte data më e afërt, por vetëm pak më parë, profili zyrtar i BBV në Instagram ka zbuluar se spektakli do të nisë transmetimin më 5 tetor.
E marta e parë e muajit tetor do të jetë mbrëmja e parë dedikuar spektaklit, por pritet, siç është konfirmuar edhe nga produksioni, që të ketë edhe një natë të dytë brenda javës. Me herët gjatë ditës së sotme, edhe Arbana Osmani lajmëroi miqtë e saj në rrjet se sapo kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.
Tani priten emrat e personazheve që do të jenë banorët e shtëpisë së famshme.