Ministria e Mbrojtjes bën me dije se lëkundja e tërmetit që ra sot në orën 3.25 të drekës, sipas IGJEUM, është regjistruar me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut dhe kishte një magnitudë 5 të shkallës rihter.
“Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut”.
Kjo lëkundje vjen pas tërmetit të mëngjesit “të orës 3.54 am që ka qenë 5.1 i shkallës rihter”, thekson Ministria.
Mësohet se thellësia e tërmetit ka qenë 10 km dhe është ndjerë në një territor shumë të gjerë.