Linda Kaba, motra e Xheni Kabës e cila humbi jetën nga Covid në Turqi, ka reaguar pas lajmit të trishtë. Ajo ka postuar një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku thotë se Xheni la vajzën jetime, për të cilën nuk duhet ta ketë merak pasi do ta rrisë siç ajo donte.
POSTIMI:
O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire. O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs. Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, shkruan e motra,Linda Kaba.
Xheni Kaba ishte infektuar me Covid-19 në ditët e fundit të muajit gusht, kur ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë. Gjendja e saj u përkeqësua dhe e reja u shtrua në spitalin Infektiv, ku për shkak të niveleve të oksigjenit, mjekët vendosën të ndërpresin shtatzaninë dhe të sjellin ne jetë foshnjën në javën e 31.