Një djalë i ri ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në një rrugë në kryeqytet. ‘JOQ’ ka ndarë videon e cila tregon të riun, që mban kufje në vesh, heq bluzen dhe këpucët. I gjendur në mes të rrugës ai iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos merren me të pasi problemin kryesor e ka me policinë. I riu presionon drejtuesin e mjetit që ka përballë, duke i thënë se nëse duan mund të ziheshin së bashku me grushta. Në një moment, një mjet kalon rrugën dhe i riu gjuan me këpucë xhamin e makinës.
‘Ik o vllai se nuk e kam me ty, mos u ngatërro me mua se e kam me policinë, vazhdo ti. Vazhdo ku të duash, a do me u zi me grushta. Hajde kalo, do me kalu ti’– dëgjohet të thotë i riu.
Nuk dihet se çfarë problemi ka i riu që iu desh të ndalonte qarkullimin e mjeteve. Problemin ai e kishte me policinë e shtetit ndaj mbetet që kjo e fundit të dalë me një njoftim për ngjarjen që terrorizoi drejtuesit e mjeteve.