Një bombë shënjestroi hyrjen e një xhamie në kryeqytetin afgan të Dielën duke lënë një numër civilësh të vdekur. Aljazeera shkruan se shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.
“Kam dëgjuar zhurmën e një shpërthimi pranë Xhamisë Eid Gah, e ndjekur nga të shtënat me armë,” tha Abdullah.
Ambulancat që mbanin të plagosurit u panë duke nxituar drejt Spitalit Emergjent të Kabulit në zonën Shahr-e Naë.