Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit të publikuar nga ‘The Sun’ se Shqipëria do të strehojë emigrantët e paligjshëm që kapen në Angli. Përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’, Xhaçka e konsideron lajmin si gënjeshtër madje shton se vendi ynë nuk ka pasur ndonjëherë bisedime të tilla. Ajo e quan të turpshëm këtë sajëse që është bërë nga media britanike. Njëjtë si Endri Fuga, dhe Xhaçka nënvizon se Shqipëria do të strehojë vetëm 4 mijë refugjatët afganë. Ndër të tjera ajo bën të ditur se ka komunikuar me përfaqësinë diplomatike në Angli për të kërkuar përgënjeshtrimin e menjëhershëm të lajmit që sipas saj është i rremë.
REAGIMI: Absolutisht i gënjeshter lajmi se në Shqiperi mund te ngrihet nje qender per strehimin e azilanteve nga vende te treta. As ka e as ka pasur ndonjehere bisedime per nje ide te tille. E turpshem sajesa e nje lajmi te rreme si ky nga mediat angleze. Ne jemi krenare per strehimin e 4000 refugjateve afgane, cka e kemi bere ne sy te gjithe botes, por nuk do te kthehemi kurre ne nje qender ku vende ku e ku me te medha e me te pasura se ne te deportojne azilantet e tyre. Kam instruktuar perfaqesine tone diplomatike ne angli te kerkoje pergenjeshtrimin e menjehershem te ketij lajmi te rreme.