Mbretëresha Elizabeth ka ndarë publikisht disa fjalë për burrin e saj të ndjerë, Princin Philip.
Mbretëresha ndoqi ceremoninë e hapjes për sesionin e gjashtë të Parlamentit Skocez të shtunën, së bashku me Princin Charles dhe Camilla-n. Gjatë fjalimit të saj, monarkja foli për dashurinë që ajo dhe burri i saj i ndjerë ndanë për atë vend.
“Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Philip dhe unë gjithmonë mbanim për kohën tonë këtu,” tha ajo. “Shpesh thuhet se janë njerëzit që e bëjnë një vend dhe kjo është shumë e vërtetë në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit.”
Fjalimi i mbretëreshës shënon herën e parë që mbretëresha flet publikisht për Dukën e Edinburgut, që nga vdekja e tij në prill në moshën 99 -vjeçare. Më parë i bëri nderimet Princit Philip, në atë që do të ishte 100-vjetori i tij në qershorin e kaluar.
Mbretëresha u kthye në detyrat mbretërore këtë muaj, pasi kaloi pushimet e saj të para verore në Kalanë Balmoral, që kur Princi Philip ndërroi jetë.