Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.
Ky i fundit është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit”, Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.
Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
“U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 33-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit”, Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.
Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.