Pasagjerët në një avion të kompanisë “Spirit Airlines” në aeroportin e Nju-Xhersit përjetuan momente tmerri, pak para ngritjes nga pista. Avioni ishte gati për t’u ngritur, ndërsa një zog përfundoi në motorin i cili shpejt u përfshi nga flakët.
Pasagjerët e ulur pranë dritareve u tmerruan nga ajo që po shihnin, ndërsa nisën menjëherë të ulërinin e të kërkonin të hapeshin dyert. Ekuipazhi i avionit bëri thirrje për qetësi, ndërsa më pas u hapën dyert e emergjencës dhe pasagjerët dolën të sigurt mes tmerrit. Vetëm dy prej tyre mbetën të lënduar lehtë.