Gjykata e Apelit ka lënë në burgim të përjetshëm Markel Bushin. Ky i fundit ka ekzekutuar me armë zjarri dy kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi. Kujtojmë se në mars të këtij viti Gjykata e Kurbinit e dënoi me burgim të përjetshëm të Markel Bushin.
Trupi gjykues pranoi kërkesën e përfaqësuesit të akuzës së Laçit, i cili në pretencën e tij, kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të arrestuarit Bushi. Nga ana tjetër, avokati dhe familjarët e të pandehurit, pretenduan se vrasja e dy kushërinjve në Laç, ishte realizuar nga Markel Bushi, pasi ky i fundit ishte mbrojtur nga kërcënimi i tyre për ta vrarë.
Për ngjarjen e vitit 2019, i akuzuari u shpreh atëherë në gjykatë se ishte penduar, por qëlloi për t’u vetëmbrojtur. Në muajin prill 2019, Bushi ekzekutoi me armë zjarri dy kushërinjtë Jushi. Krimi i rëndë ka ndodhur në 28 prill 2019, në qendër të qytetit të Laçit dhe shumë pranë komisariatit të këtij qyteti. Dy kushërinjtë u ekzekutuan me breshëri plumbash.