Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Sipas raportimeve në mbledhje po diskutohet për paralajmërimin për rritjen e çmimit te energjisë dhe krizës energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha u tha deputete se “e rëndësishme është kontakti direkt me qytetarët për të nxitur,inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e xhepave të qytetarëve”.
Kryeministri Rama paralajmëroi dje në një konferencë të jashtëzakonshme se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.