Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e lirimit nga detyra të prefektit të Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari.
Mësohet se këtë detyrë do ta marrë ish-zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi menjëherë.
Jahollari ishtë e para femër kolonele në Shqipëri. Ajo ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.
Suzana, i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e zv/komandantes dhe komandantes së kompanisë, deri në drejtore në Ministri të Mbrojtjes dhe komandante