• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Biden telefonatë me Ursula von der Leyen: Mbështetje e fortë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

05/10/2021
in Botë
0
Biden telefonatë me Ursula von der Leyen: Mbështetje e fortë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

residenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën më 6 tetor për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës.

Zonja von der Leyen bëri javën e kaluar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nivelit të lartë të mërkurën. Ajo tha se mbështeste procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë nuk ka siguri se si mund të realizohet ai konkretisht, duke qenë se vendet e veçanta të bllokut duhet të japin miratimin.

Në shtator, agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm të BE-së, njoftonte se për shkak të shqetësimeve nga reagimet e shteteve anëtare, organizata nuk mund të bjerë më dakord për të dhënë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të rajonit.

Mesa duket bllokimi mbi një deklaratë për takimin e udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit më 6 tetor është një pikë e ulët në strategjinë e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mospëputhje përkoi edhe me tensionimin e situates në kufirin Kosovë-Serbi

BE-ja kishte planifiuar të përsëriste në takimin e nivelit të lartë këtë javë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë për të dhënë “mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një projekt -deklarate që ishte parë nga Reuters.

Por sipas diplomatëve të cituar nga agjencia e lajmeve, ajo kishte kaluar të paktën përmes dy raunde bisedimesh pa një marrëveshje.

Shtetet e BE -së nuk kanë bërë të njohura pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Hollanda i druhen një përsëritjeje të pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe migrimit të keqadministruar të krahut të punës së Evropës Lindore në Britani që i bëri shumë britanikë të ktheheshin kundër BE -së.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, gjithshka u bllokua papritur nga Bullgaria, për shkak të kërkesave dhe pretendimeve të saj ndaj Maqedonisë së Veriut./ VOA

Tags: albanewsballkani perendimorintegrimi europianjoe bidenursula von der leyen
Previous Post

‘Kaos’ në komunikimin virtual, shkaku i bllokimit të Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Next Post

U plagos në atentatin në Elbasan, Ardian Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
U plagos në atentatin në Elbasan, Ardian Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

U plagos në atentatin në Elbasan, Ardian Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.