Khloé Kardashian ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se ajo është ndaluar që të marrë pjesë në evenimentin ‘Met Gala’.
Përmes rrjeti të saj social, Twitter, Khloe shkroi se thashethemet janë “absolutisht JO të vërteta” pasi një ndjekës i shkroi “të lutem sqaroje”. Megjithatë , ajo nuk tregoi arsyen e mungesës së saj në këtë eveniment. Në maj të vitit 2019, shumë burime deklaruan për mediat se kryeredaktorja e ‘Vogue’ , Anna Wintour e cila është dhe organizatorja e ‘Met Gala’ është shprehur se Khloé është një figurë publike tretësore dhe nuk mund të renditet në listën A të të ftuarve. Gjithashtu, ndryshe nga motrat e tjera ,Khoe nuk ka pozuar ende për ‘Vogue’.