Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.
Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021. Ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga virusi. Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm, përmes kartës së pacientit.