Ish-zv/ministrja e Financa dhe ish-këshilltarja e kryeministrit Rama, Irena Beqiraj e përcjell me ironi vendimin e kreut të qeverisë për të emëruar Besart Kadinë në postin që dikur ajo mbante.
Kadia ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i shkarkuar vitin e shkuar, ndërsa sot u emëruar zv/ministër i Financave, post i lënë bosh pas largimit jashtë vendit të Belinda Ikonomit.
Duke publikuar foto kur Kadia kritikonte qeverinë për konsensionin Tiranë-Durrës, Beqiraj thotë se perandoritë kanë nevojë për jeniçerë që blihen dhe shiten, ndërsa partitë sipas saj, kanë nevojë për ideologji dhe bindje të qarta.
Reagimi i plotë:
Tani e ka radhen Papa te lexoje vargje nga kurani te krishtereve, ne meshen e cdo te diele, në San Pietro!
Te djathtet do te na marrin me qafe Perandorine, doja të thoja Partine.
Jo mire e kisha Perandorine. Sepse partite kane nevoje per ideologji edhe njerez me bindje te qarta.
Perandorite kane nevoje per Jenicere, te cilet per interesa personale hidhen sa andej kendej .
Kur mendoj se politikat socialiste te financave gradualisht kaluan nga Angjeli dhe Ben Malaj tek Kadia me kujtohet nje ” gjoja ekspert i vererave qe i thoshte kamarierit: “me sill edhe nje 7 up per ta shuar pak kete veren Cabernet Sauvignon Conti d’Arco se duhet holluar pak.
PD na e dha me 70% ulje….. ne ke do i japim PD -se ti kthejme nderin? 😀