Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe toke në Fushë-Mamurras duke rrezikuar disa banesa.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve dhe të zjarrëfikëseve të Laçit është bërë i mundur neutralizimi i flakëve.
Dyshimet e para bëjnë me dije se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia ku janë djegur shkurre dhe pemë të ndryshme frutore.
Gjithashtu mësohet se pranë zjarrit ndodheshin edhe banesa të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.