Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një thirrje për studentët që të vaksinohen. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u thotë studentëve që duhet të shfrytëzojnë javën e vaksinimit masiv mes datave 11-17 tetor.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Kujtojmë se fillimi i vitit të ri akademik u shty me një javë, për t’u dhënë kështu më shumë kohë studentëve që të vaksinohen.