Gledis Nano është emëruar ditën e sotme Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi paraardhësi i tij Ardi Veliu dha dorëheqjen. Nano është betuar vetëm para pak minutash duke u zotuar të respektojë e mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punonjësve të Policisë, në emër të Policisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.
Kandidatura e tij u firmos nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama. Para se të merrte detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë drejtor i strukturës së anti-Terrorit. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003.