Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse “Shën Theodhori”, Anastas Janullatos u nis drejt Athinës, ku po merr shërbimin mjeksor në sptialin Evangelismos, pas konfirmimit të tij me COVID-19. Pak para se të nisej kryepeshkopi Janullatos ka dhënë një mesazh për të gjithë ku është shprehur se gjithçka do të kalojë.
Kisha Orthodokse e Vlorës ka shpërndarë mesazhin e Kryepeshkopit në faqen zyrtare të Facebook.
STATUSI NGA KISHA ORTHODOKSE “SHËN THEODHORI” VLORË
“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”,- tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.