Një person është vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë për kultivim të lëndëve narkotike.
Pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nga Komisariati i Policisë Vlorë u vu në pranga E. I. 35 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.
Gjithashtu në kërkim është shpallur L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kultivuar gjatë shtatorit dhe tetorit bimë narkotike cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit. Ndërsa, gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti 1.1 kg lëndë kanabis në trajtë bimore, si dhe 1 armë zjarri automatik.