Vlorë- Këtë mëngjes një banesë dykatëshe në Lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se nuk ka pasur të dëmtuar nga banorët, pasi kanë mundur të dalin me shpejtësi.
Sipas burimeve bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi që dyshohet se ka mbetur e hapur.
Informacion paraprak
Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim…