Tani kemi një përgjigje zyrtare: Eurovision 2022 do të zhvillohet në Torino.
Pak më parë, gazetat kryesore, përfshirë Corriere della Sera, zbuluan lajmin, duke i dhënë fund pritjes që kishte zgjatur me javë të tëra.Qytetet kandidate ishin Bolonja, Milano, Roma dhe shumë të tjera.
Rai, së bashku me EBU -në, pas vlerësimit dhe shqyrtimit të kujdesshëm, bënë zgjedhjen e tyre, duke zgjedhur kështu një qytet që përshatet më gjithçka në lidhje me këtë konkurs. Përfshirë këtu kërkesat e nevojshme për të pritur një ngjarje të kësaj madhësie.
Mbetet për t’u vendosur se cilët do të jenë prezantuesit italianë, por emrat e disa kandidatëve tashmë kanë rrjedhur. Ata janë Alessandro Cattelan, Chiara Ferragni dhe Milly Carlucci.