Reshjet e këtyre 2 ditëve dhe ulja e temperaturave shënoi zyrtarisht vjeshtën në vendin tonë. Sinoptikania Lajda Porja tha ekskluzivisht për “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe se këto parametra janë normale për stinën në Shqipëri.
Ajo dha lajmin e mirë për reshje edhe pse jo me intensitet të lartë dhe të furishëm, por të mjaftueshëm, duke siguruar kështu dhe mbushjen e kaskadave të hidrocentraleve, falë edhe prurjeve nga Mali I Zi. Një tetor me reshje, kryesisht në zonat malore dhe një nëntor pozitiv, vëren Porja, ndërsa ndalet tek temperaturat që pritet të shkojnë deri në 4 gradë C në zonat malore.
Ajo siguron kalimin e rrezikut të përmbytjeve nga cikloni, që preku lehtë vetëm jugun e Shqipërisë dhe tani po zhvendoset drejt zonave lindore të kontinentit.