Tiranë- Është konfirmuar pozitive me COVID-19 ministrja e financave, Anila Denaj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja përmes një njoftimi në Facebook, ku i drejtohet ndjekësve të rrjeteve sociale me mesazhin e ruajtjes së higjenës dhe duke ndjekur udhëzimet.
Statusi i plotë
Të dashur miq,
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!