Jung Ho-yeon e “Squid Game” tani është aktorja më e ndjekur koreane në Instagram. Numri i ndjekësve të Jung është rritur nga 400,000 para fillimit të serialit në mbi 16,2 milionë deri tani që po shkruajmë këtë artikull.
Me rolin e Kang Sae-byeokn, në serialin që me shumë mundësi do të bëhet më i shikuari në Netflix, Jung fitoi zemrat e fansave. Në fakt, ky ishte roli i saj i parë në aktrim. Ajo ka qenë modele dhe punoi shumë për t’u përgatitur për rolin e saj.
“Në vitin 2016, u largova nga Koreja për të vazhduar karrierën time të modelimit jashtë shtetit dhe kalova shumë kohë vetëm. Në atë kohë, emocioni që ndjeva më shumë ishte vetmia. Ndjenja e vetmisë ndërsa përpiqeni të këmbëngulni dhe jetoni nuk është aq e ndryshme,” tha ajo.
Fama e menjëhershme natyrisht mund të çojë në një përzierje emocionesh, por aktorja mban një qëndrim të balancuar.
“Unë isha duke biseduar me Park Hae-soo një ditë dhe ai tha: ‘Le t’i mbajmë këmbët në tokë’. Sa herë që ndihem e mbingarkuar, jetoj me mendimin se këmbët e mia janë në tokë,” tha Jung në një intervistë me The Herald Korea. “Unë jam e vetëdijshme se sa punë duhet të bëj dhe të mësoj të bëhem aktore më e mirë, dhe përpiqem të mos ndalem shumë në suksesin e Squid Game. Për fansat, mendoj se është më mirë të tregoj Jung Ho-yeon të përmirësuar si aktore, në punën time të radhës.”
Një fakt yjetër që ndoshta nuk e dini për Jung, është se ajo është mike e ngushtë me këngëtaren dhe reperen e “BlackPink”, Jennie. Ato kanë fotografi të shumta bashkë në Instagram, përfshirë edhe një nga vizita e Jennie në setin e “Squid Game”.