Policia në Sarandë ka vënë në pranga katër persona për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se të arrestuarit janë:
-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;
-L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
-F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga hetimet, policia bëri të mundur parandalimin e trafikimit të një sasie prej 9 kg kanabis, e cila iu është gjetur dhe ju sekuestrua 23-vjeçarit L.L. dhe 37-vjeçarit F.B. gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me dy të tjerët. Synimi ishte kalimi i lëndës narkotike jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.